Që në kohët e lashta, mjalti është përdorur edhe si ushqim edhe si ilaç.

Mjalti është veçanërisht i shëndetshëm kur përdoret në vend të sheqerit të rafinuar, që është 100% kalori boshe.

  1. Mjalti përmban disa lëndë ushqyese

1 lugë mjaltë(21 gram) përmban 64 kalori dhe 17 gram sheqer, duke përfshirë fruktozën, glukozën, maltozën dhe sakarozën. Nuk përmban fibër, yndyrna apo proteina. Mjalti përmban gjithashtu një sasi shumë të vogël vitaminash dhe mineralesh.

  1. Mjalti është i pasur në antioksidantë

Mjalti përmban shumë antioksidantë të rëndësishëm. Ata përfshijnë acide organike dhe përbërës fenolikë si flavonoidët. Shkencëtarët besojnë se kombinimi i këtyre përbërjeve i jep mjaltit fuqinë e tij antioksidante. Antioksidantët janë lidhur me risk të reduktuar për atak kardiak, goditje në tru dhe disa lloje të kancerit.

  1. Mjalti është më pak “i keq” se sheqeri për diabetikët

Mjalti mund të ulë kolesterolin “e keq” LDL, trigliceridet dhe inflamacionin, dhe të rritë kolesterolin “e mirë” HDL. Por duhet të bëhet kujdes me konsumimin e tepërt të tij, pasi mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, por jo aq shumë sa sheqeri i rafinuar.

Gjithashtu duhet të keni parasysh se lloje të caktuara mjalti mund të shtohen me sheqer.

  1. Antioksidantët që përmban mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut

Tensioni i gjakut është një faktor risk i rëndësishëm për sëmundjet e zemrës, dhe mjalti mun të ndihmojë ta ulë atë. Kjo sepse përmban antioksidantë që janë lidhur me tension më të ulët të gjakut. Gjithashtu antioksidantët mund të ndihmojnë zgjerimin e arterieve në zemër, duke rritur kështu rrjedhjen e gjakut në zemër. Mund dhe të parandalojnë formimin e mpiksjeve të gjakut, të cilat mund të çojnë në atak kardiak dhe goditje në tru.

5. Mjalti ndihmon gjithashtu në përmirësimin e kolesterolit

Nivelet e larta të kolesterolit LDL janë një faktor risk për sëmundjet e zemrës. Ky lloj kolesteroli luan një rol në arterioslerozë, bllokimi i arterieve nga yndyrnat, që mund të çojë në atak kardiak apo goditje në tru. Shumë studime kanë treguar që mjalti përmirëson nivelet e kolesterolit.

  1. Mjalti mund të ulë trigliceridet

Trigliceridet e ngritura të gjakut janë një tjetër fakor risk i sëmundjeve të zemrës. Ato lidhen gjithashtu me rezistencën ndaj insulinës, një ndikues kryesor i diabetit të tipit 2. Nivelet e triglicerideve kanë tendencë të rriten në një dietë të lartë në sheqer dhe karbohidrate të rafinuara. Studimet e kanë lidhur konsumimin e mjaltit me nivele më të ulëta të triglicerideve, veçanërisht kur përdoret për zëvendësimin e sheqerit.

  1. Mjalti ndihmon në shërimin e plagëve dhe të djegieve

Mjalti është përdorur për shërimin e plagëve dhe djegieve që në Egjiptin e lashtë dhe vazhdon të përdoret edhe sot. Ai është gjithashtu një trajtim efektiv dhe për ulçerën diabetike të këmbës, që është një komplikacion serioz që mund të çojë deri në amputim të këmbës. Për më tepër mund të ndihmojë në trajtimin e problemeve të tjera me lëkurën, si psoriaza dhe herpesi.

8. Mjalti mund të ndihmojë me ndalimin e kollës tek fëmijët

Kolla është një problem i zakonshëm tek fëmijët me infeksione të traktit të sipërm respirator. Këto infeksione mund të ndikojnë në kualitetin e gjumit dhe jetës për fëmijët dhe prindërit e tyre. Por, ilaçet kundra kollës mund të mos jenë gjithmonë efektive apo mund të kenë efekte anësore, ndërkohë që mjalti është efektiv dhe pa efekte anësore. Por duhet pasur kujdes, të mos u jepet mjaltë fëmijëve nën 1 vjeç për shkak të riskut për botulizëm.