Thonë se artistët janë të ndjeshëm. Natyrisht që kjo doli krejt e gabuar në rastin e Tiranës. Ata kënduan para Gebëlsit serb pa pikë problemi: Vikena, një korr i tërë, orkestra e radiotelevizionit. Disa janë mundësitë:
- Ata nuk dinë se kanë ndodhur masakra shtetërore mbi shqiptarët disa kilometra më larg,
- Ata kanë harruar refugjatët e spastrimit etnik, ata nuk dinë ç’do të thotë spastrim etnik,
- Artiste si Vikena nuk e dinë se ç’është përdhunimi kolektiv dhe i armatosur,
- Genocidi ndaj shqiptarëve nuk vlen sa rroga e tyre,
- Nuk i duan fëmijët, kështu që vrasja e më shumë se 1000 fëmijëve shqiptarë nuk i shqetëson hiç,
- Janë racë skllevërish që këndojnë para çdokujt, edhe vrasësve,
- Janë thjesht kafshë, këndojnë si kanerinat në cilëndo rrethanë,
- Kanë thjesht talent në dridhjen e zërit, në lojën me harqet vokalë dhe instrumentalë, por janë ca copa gdhësh përsa i takon shpirtit.
- Nuk janë artistë, as njerëz, por robotë që po i fute në rrymë dhe u shtype butonin konfirmojnë se nuk kanë asnjë shenjë ndërgjegje.
Në çdo kohë e në çdo vend ky soj gjallese quhet artisti i kolaboracionit.