Kryeministri shqiptar guxon e sulmon dhe poshtëron në publik Kryeministrin shqiptar. Është i njëjti kryeministër që politikat e kryeminsitrat serbë e grekë, që parreshtur ofendojnë e poshtërojnë kombin shqiptar, nuk guxon as të bëjë zë e lëre më të ofendoj në publik. Ky njeri u nënshtrohet këtyre, shkruan MekuliPress.
Ja çfarë thotë Edi Rama për kryeministrin shqiptar :
“Haradinaj është një gënjeshtar që ka gënjyer përsëri. Gënjen nga padija apo me qëllim, nuk kam arritur ta zbuloj. Por është një gënjeshtar. E vërteta është se këtu nuk pati kusht apo detyrim për Kosovën.
Kjo nismë ka thjesht një qëllim, të zbatojë marrëveshjet e bëra më parë mes të gjitha vendeve. Unë dua që në këtë proces të fusim edhe elementë të tjerë, siç është elementi që ka të bëjë me zhbllokimin e ngërçit me energjinë. Ajo s’bëhet me Facebook e me barrikada patriotësh në rrjete sociale.
Kjo është një gënjeshtër [e Haradinajt] sepse s’ka asnjë lloj detyrimi në këtë proces. Nëse Kosova hyn në këtë proces dhe thotë se ‘këtë marrëveshje për lëvizjen e lirë që Shqipëria e bën me Serbinë, unë nuk dua ta bëjë me Serbinë, por me shtetet tjera’, askush s’i thotë se duhet t’i pranojë o të gjitha o asnjë”, tha Rama.