Twitter tha se nuk ka gjetur prova që problemi po shfrytëzohet nga hakerët por përditësimi i aplikacionit është gjëja e parë që duhet të bëni.

Nëse përdorni aplikacionin Twitter në Android atëherë duhet të siguroheni që keni të instaluar versionin më të fundit të aplikacionit.
Ditën e Shtunë rrjeti social Twitter tha se kishte zbuluar një problem sigurie në aplikacionin Android i cili mund të shfrytëzohet nga “aktorë të këqinj” për të parë informacionin e llogarive jopublike dhe për të kontrolluar llogaritë.
Twitter tha se nuk ka gjetur prova që problemi po shfrytëzohet nga hakerët por përditësimi i aplikacionit është gjëja e parë që duhet të bëni.
Gjithashtu ka njoftuar individët të direkt të cilët mendon se mund të jenë ekspozuar përballë këtij problemi sigurie. Përdoruesit e aplikacionit Twitter në iOS nuk janë ndikuar.
Konkretisht versioni 7.93.4 i Twitter për android KitKat dhe versioni 8.18 për Android Lollipop ose më shumë kanë të adresuar problemin.