Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nuk është urim për arritjen e ndonjë koalicioni, por për nder të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta. Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën.

Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm.

Urime ditën e themelimit!, përfundon urimi i Vetëvendosjes!