Artikulli është për një person të quajtur Tominaga Nakamoto i cili ka jetuar mes viteve 1715 dhe 1746 në Japoni.

Krijuesi i vetëshpallur i Bitcoin publikon një dokument që provon se ai është Satoshi Nakamoto

Krijuesi i vetëshpallur i Bitcoin, Craig Wright, tregoi atë çfarë ai pretendon se është një dokument që shpjegon origjinën e pseudonimit Satoshi Nakamoto.

Në një intervistë për gazetën Modern Consensus më 19 Dhjetor, Wright ka treguar një dokument që përfaqësonte një artikull nga databaza dixhitale e JSTOR datuar që prej 5 Janarit 2008.

Artikulli është për një person të quajtur Tominaga Nakamoto i cili ka jetuar mes viteve 1715 dhe 1746 në Japoni.

Sipas Wright ai ka zgjedhur emrin Nakamoto në nderim të Tominaga Nakamoto. Dokumenti i shkruar me shkrim dore e krahason këtë të fundit me Adam Smith i cili njihet si babai i ekonomisë moderne.

Sa i përket emrit, Satoshi, Wright thotë se është një sinonim i “mësimit inteligjent.”

Edhe pse Wright pretendon se është Satoshi Nakamoto, në Nëntor ai tha se nuk financonte dot një padi prej 3.7 miliardë dollarësh që Kleiman kishte nisur kundër tij. Dave Kleiman ishte një ekspert i sigurisë kibernetike dhe ndër zhvilluesit e parë të Bitcoin dhe teknologjisë blockchain. Ai është ndarë nga jeta në Prill të 2013.

Kompania e Kleiman, drejtuar nga vëllai i tij Ira, hapi padinë në Shkurt të vitit të kaluar duke akuzuar Wright se ka vjedhur qindra mijëra bitcoin me vlerë 5 miliardë dollarë pas vdekjes së zhvilluesit.

Satoshi Nakamoto është ai që ka gërmuar blloqet e para të blockchainit Bitcoin dhe si rezultat duhet të ketë një numër të konsiderueshëm në adresën e tij.