Në një kohë kur gjithçka është në lëvizje dhe askush nuk ka shumë kohë, duket sikur të gjithë janë të stresuar.

Në një studim të publikuar në Revistën Neurologjike, u zbulua se nivelet e larta të stresit në persona të shëndetshëm të moshës së mesme, lidheshin me sasi më të vogla dhe hollim të masës gri në tru. Por efektet e stresit në trup shkojnë përtej trurit: mund t’ju bëjnë më të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme, të rrisë tensionin e gjakut, të shkaktojë dhimbje koke etj.

Por çfarë mund të bëni në mënyrë që ta largoni apo zvogëloni stresin nga dita në ditë?

  • Merruni me aktivitet fizik

Aktiviteti fizik ndikon në tru po aq sa edhe në muskuj. Mund të ushtroheni vetëm apo edhe në grup. Një studim zbuloi se njerëzit që merrnin pjesë në ushtrime fizike në grup panë më shumë përmirësime në shëndetin mendor, fizik dhe emoconal se sa ata që ushtroheshin vetëm.

  • Bëni një ecje në park

Një xhiro e shkurtër 15 minutëshe është mjaftueshëm për të ulur nivelet e stresit dhe lodhjes, zbuloi një studim i publikuar në Revistën e Shëndetit Psikologjik.

  • Qeshni

Shikoni një komedi, dërgoni dhe merrni meme në mesazhet tuaja në grup ose takohuni me shokun tuaj më gazmor. E qeshura ndihmon në qetësimin e trupit, uljen e kortizolit (një hormon që shkakton stresin), dhe rritjen e endorfinës.

  • Bëni një ushtrim psikologjik

Filloni duke u përqendruar në frynëmarrje të ngadalta, të thella dhe pastaj gjeni 5 gjëra që mund të shikoni rreth jush; katër gjëra që mund t’i prekni apo ndjeni; tre gjëra që mund t’i dëgjoni; dy gjëra që mund t’i nuhasni dhe një gjë që mund t’a shijoni. Kjo teknikë ju ndihmon jo vetëm që të qetësoni stresin, por ju qartëson mendjen në mënyrë që të jeni të aftë të zgjidhni probleme dhe të fokusoheni në atë që keni nevojë të bëni për të ecur më përpara.

  • Përqendrohuni tek dikush tjetër

Bëni punë vullnetare, telefononi mamanë tuaj ose blijini nje njeriu tuaj të dashur ëmbëlsirën e preferuar. Ata që ndihmojnë të tjerët kanë më pak gjasa të ndikohen shumë nga stresi sipas Revistës Amerikane të Shëndetit Publik. Kur e zhvendosni vëmendjen tuaj tek dikush tjetër, ulni nivelet tuaja të stresit, duke zvogëluar pasojat që stresi mund të ketë në shëndetin tuaj.

  • Merrni një sy gjumë

Kur jeni të stresuar, me shumë mundësi doni të bëni dhe diçka tjetër që tëuleni për të pushuar. Në fakt, gjithmonë do të keni diçka tjetër për të bërë. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, do t’a stresoni veten aq shumë duke u munduar të përballoni lodhjen sa nuk do të mund të flini dot. Një gjumë i shkurtër, 10 – 15 minuta mund t’ju ndihmojë të rikarikoni si trurin ashtu edhe trupin tuaj.

  • Bëni një pushim nga pirja e alkoolit

Një gotë verë mund të duket si zgjidhja perfekte pas një dite të gjatë pune, substanca si alkooli mund të intensifikojnë stresin dhe ankthin në peridhë afatgjatë. Plus që është e lehtë që alkooli të bëhet një mënyrë për t’u arratisur nga stresi.

  • Hidratohuni

Edhe një dehidratim i lehtë mund të ndikojë në procesin konjuktiv dhe në humorin tuaj. Mundohuni të pini të paktën 8 gota uji në ditë ose dhe çajra bimorë.

  • Bëni joga

Joga mund t’ju ndohmojë të çlironi stresin. Kjo praktikë mund t’ju ndihmojë edhe që të ndërtoni një rezistencë ndaj stresit, duke rritur nivelet e një kimikati në tru që quhet BDNF, e që luan rol në gjithçka, që nga inflamacioni dhe rregullimet e humorit e deri në përgjigjen ndaj stresit, duke bërë që të jeni më të fuqishëm herën tjetër që do të përballeni me stresin.

  • Konsumoni ushqime të pasura me acide yndyrore omega–3

Acidet yndyrore omega–3 mund të luajnë një rol të rëndësishëm në reduktimin e ankthit në personat e shëndetshëm, sipas një studimi të kryer në SHBA. Burimi më i mirë i acideve yndyrore omega–3 janë peshqit si salmon dhe skumbri, por mund t’i gjeni dhë në arra, farat chia, dhe farat e lirit.