Karota është një perime rrënjë që shpesh konsiderohet si ushqimi i shëndetshëm perfekt.
Karotat janë një burim veçanërisht i mirë për fibër, beta karoten, vitaminë K1, kalium dhe antioksidantë. Karotat janë lidhur gjithashtu dhe me një nivel më të ulët të kolesterolit dhe përmirësim të shëndetit të syve. Për më tepër, antioksidantët që ato përmbajnë janë lidhur me riskun e reduktuar për kancer.
Në 100 gram karotë ka:
Kalori: 41
Ujë: 88 %
Proteina: 0.9 gram
Karbohidrate: 9.6 gram
Sheqer: 4.7 gram
Fibër: 2.8 gram
Yndyrna: 0.2 gram
Vitaminat dhe mineralet
Karotat janë një burim i mirë i disa vitaminave dhe mineraleve, sidomos biotinë, kalium, vitamina A, K1 dhe B6.
Vitamina A: Karotat kanë përbërje të lartë në beta karoten, që trupi e kthen në vitaminë A. Ky nutrient ndikon në përmirësimin e shikimit, rritje, zhvillim dhe funksionin imunitar.
Biotina: Një vitaminë B, më përpara e njohur si vitamina H, biotina luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e yndyrës dhe proteinës.
Vitamina K1: E njohur edhe si phylloquinone, vitamina K1 është e rëndësishme për koagulimin e gjakut dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit të kockës.
Kaliumi: Një mineral thelbësor, kaliumi është i rëndësishëm për kontrollin e tensionit të gjakut.
Vitamina B6: Një vitaminash të lidhura me njëra – tjetrën, B6 është përfshirë në kthimin e ushqimit në energji.
Përfitimet shëndetësorë të karotës:
- Risk i reduktuar për kancer
Karotat ndihmojnë në reduktimin e riskut për disa lloje kanceresh. Këtu përfshihen kanceret e prostatës, kolonit dhe stomakut dhe gjithashtu kanceri i gjirit.
- Kolesterol më i ulët i gjakut
Kolesteroli i lartë i gjakut është një faktor risk për sëmundjet e zemrës. Konsumimi i karotave është lidhur me nivele më të ulëta të kolesterolit.
- Humbje në peshë
Si një ushqim me nivel të ulët të kalorive, karotat të bëjnë të ndihesh më i ngopur ndërkohë që ke konsumuar një sasi të ulët kalorish.
- Shëndeti i syve
Personat me nivele të ulëta të vitaminës A kanë më shumë gjasa të përjetojnë atë që quhet “verbëri nate”, e që mund të zvogëlohët duke konsumuar karotë apo ushqime të tjera të pasura me vitamina A.