Vezët që vijnë nga pulat e fshatit janë më të rrezikshme, pasi mund të jenë të kontaminuara me Salmonela Enteritidis, në krahasim me vezët që shiten në dyqane, që vijnë nga pulari të kontrolluara. Studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë kanë arritur në këtë përfundim, i cili thyen mitin se vezët e feskëta janë më të shëndetshme në krahasim me ato të prodhuara në pulari.
Rreth 6 000 vezë u studiuan përgjatë gjashtë muajve, të cilat u grumbulluan në më shumë se 200 pika shitjeje në Amerikë. Nga muaji prill deri në shtator, studiuesit mblodhën kampionet e studimit të tyre, duke kultivuar salmonelën në vezët e grumbulluara dhe veçmas te lëvozhgët e tyre.
“Rreth 2 për qind e pikave nga u mblodhën vezët rezultuan të inf. ektuara nga ky bakter, që përbën një prevalencë të lartë të këtij patogjeni, në krahasim me ato të gjetura në vezët e pularive”, – nënvizoi studiuesi Subhashinie Kariyaëasam, mikrobiolog në Laboratorin e Diagnostikimit të Kafshëve në Pensilvani.
Ky studim nxori në pah domosdoshmërinë e edukimit të prodhuesve të vegjël në këto ferma për mundësinë e përhapjes së sëmundjes. Salmonela enteritidis, ashtu si edhe bakteriet e tjera shk.atërrohet nëse ushqimet gatuhen më mënyrën e duhur. Gjithësesi inf.eksionet nga salmonela mund të jenë serioze, kër. cënuese për jetën, sidomos për të vegjëlit dhe njerëzit me një sistem të dobët imunitar.