Për herë të parë, “Njeriu i Vitit” në revistën amerikane “Time” ishte jo-njeri. Ky titull nderi iu dha kompjuterit “për ndikimin e madh për mirë a të keq në jetën njerëzore”.
Ky rast shënon herën e parë që redaktorët e përzgjedhin një fitues jo njeri.
Në përshkrimin e revistës flitet për epokën e kompjuterit i cili shihet si forcë e madhe në jetën moderne. Ishin 80% e amerikanëve që mendonin se kompjuteri do të ishte në një të ardhme të afërt aq i zakonshëm sa edhe televizori apo lavatriçja.
2 vite më parë, më 1980 sipas “Time”, 724.000 kompjuterë personalë u shitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky numër u rrit ndjeshëm më pas, duke arrit shifrën e 1.4 milionëve kompjuterëve të shitur.