iPhone XR zinte 3% të shitjeve në këtë periudhë. Counterpoint tha se me përjashtim të tre mujorit të lançimit, Korrik-Shtator 2018, telefoni ka qenë më popullori globalisht.

Telefoni më i shitur për këtë fundvit mund tu surprizojë

Counterpoint Research ka zbuuar listën e smartfonëve më të shitur për tre mujorin e tretë të 2019-ës dhe Apple e kryeson.

iPhone XR zinte 3% të shitjeve në këtë periudhë. Counterpoint tha se me përjashtim të tre mujorit të lançimit, Korrik-Shtator 2018, telefoni ka qenë më popullori globalisht.

Në vendin e pesë gjithashtu shfaqet edhe iPhone 11 me 1.6% të shitjeve. Samsung vuri një performancë të fuqishme me Galaxy A10 në vendin e dytë që zinte 2.6% të shitjeve totale ndjekur nga Galaxy A50 me 1.9% të shitjeve.

Së fundi Samsung e mbyll këtë listë me Galaxy A20 në vendin e 7-të. Një tjetër suprizë në këtë listë ishte Oppo A9 në vendin e katërt, Oppo A5 në vendin e gjashtë dhe Oppo A5s në vendin e tetë.

Huawei P30 ishte i vetmi flagship Android që hyn në këtë listë ndërsa të gjithë të tjerët janë variantet buxhetor të kompanive Apple, Samsung dhe Oppo.

Firma analitike shpjegon se performanca e dobët e flagshipëve Android vjen për shkak të rënies së të ardhurave me 30% që do të thotë se njerëzit kanë shkuar për telefonët buxhetorë dhe jo flagship.

Trendi drejt telefonëve buxhetor nuk është surprizë më vete sepse shumë tipare premium kanë mbërritur tek variantet e lira. Mund të përmendim sistemin e trefishtë të kamerave, sensorë të shenjave të gishtërinjve nën ekran, ekrane OLED e shumë të tjera. 2020 gjithashtu pritet të sjellë 5G nën segmentin flagship.