Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu si dhe deputetja e AAK-së Time Kadrijaj kanë bërë një veprim provikim në seancën e sotme.
Ato ia kanë vendosur nga një flamur kombëtar deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, më shumë në shenjë ironie.
Mirëpo ato dështuan keq.
Në vendet e VV-së veçse ishte flamuri kombëtar aty, e këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.
Postimi i tij:
PAN ka mendu qe e harrojme flamurin, por i shkoi dem. Me “parimet” e veta kane menduar te mendojne VV-ne. Deshtuan keq! Flamuri gjithmone aty!