Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme me fjalët e shenjta nga Profeti Muhamet: ‘Kush beson nuk shpif, nuk mallkon dhe nuk flet shëmtuar apo si të ishte budalla’.
Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë për përhapje lajmesh të rreme dhe shpfje ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të dëmshpërblejë kryeministrin Edi Rama me shumën 500 mijë lekë si person i dëmtuar nga një shkrim në rrjetet sociale.
Përveç gjobës, Gjykata e Civile Tiranë ka vendosur se Sali Berisha duhet të fshijë nga rrjetet sociale postimin ku shprehej se BE nuk pranon Shqipërinë në familjen e saj, për shkak se Rama përkrah trafikantët e drogës.