ide | kryesore

Rita Ora: Çfarë më ka ndaluar fama

19 orë më parë


Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ndjen se të dalë nëpër rrugë dhe të shëtisë me një kafe në dorë është një nga gjërat që nuk e bën dot tani që është e famshme.
Gjatë një interviste për gjigantin mediatik The sun, Rita Ora ka treguar se një nga gjërat që ajo më së shumti do të dëshironte të bënte është të dalë me familjen e saj dhe të bëjë atë që do pa e patur mendjen tek paparacët.
“Unë do të tregohem e mërzitshme dhe do të them diçka vërtet të thjeshtë. Unë do të doja të shkoja në pazar në rrugën Portobello me motrën dhe nënën time.
Të marr një kafe dhe tortë në një kafene të lezetshme dhe të ec nëpër rrugë. Ka shumë kohë që nuk e kam bërë këtë dhe nuk mund të mendoj për një mënyrë më të mirë për të kaluar një ditë”, tha ajo.
Ndërkohë, kohët e fundit u zbulua se Rita po nis një lidhje romantike me Rafferty Law. Ylli i pop-it dhe djali 23-vjeçar i aktorit të Jude Law dhe Sadie Frost filluan të shohin njëri-tjetrin pasi u takuan në serinë e filmit të ri ‘The Tëist’, në të cilin ajo luan Artful Dodger dhe ai po luan si Oliver.