A e dini se ananasi është gjenetikisht më i ngjashëm me një person sesa çdo frut tjetër?! Dhe se Aurora, nëse i afrohesh afër aq sa ta prekësh mund të të shkaktojë flutura në stomak?!

Fatkeqësisht asnjëra prej këtyre nuk është e vërtetë-pavarësisht se sa do donim ne. Por rezulton se nëse e thua diçka me konfidencën e mjaftueshme në internet,njerëzit mund ta marrin si të mirëqenë.

Keqinformimi dhe fenomeni viral i “fake news” (lajmeve të pavërteta) po shfaqet në mënyrë shqetësuese. Pavarësisht masave të marra, zakoni i vjetër e ka të vështirë që të vdesë. Dhe pse janë marrë masa nga qeveritë për të sanksionuar fushata të tilla, gjëra pa kuptim mbërrijnë sërish në formën e ‘click-baite-ve’ (karremit) te lexues të ndryshëm duke ndikuar në krijimin e një opinioni.

Kjo ka shumë efekte por asnjë prej tyre pozitiv. Shumë lexues vënë në pikëpyetje dhe u lindin dyshime se shkencëtarët nuk e kanë idenë se çfarë po bëjnë ose se po e fshehin të vërtetën nga publiku, se planeti është një makinë vrasëse që po pret të vrasë sa më shumë njerëz.

Një supervullkan! A do të vdesim?

T’u themi diçka për supervullkanët, edhe një herë tjetër: ata mbasën nuk janë ata që mendon se janë. Termi “supervullkan” apo “supershpërthim” nuk ka marrë vëmendje të madhe në media më shumë sesa në këtë mijëvjeçar. Në vitin 2005 u popullarizua nga një docu-drama e prodhuar nga BBC dhe Discover Channel që u fokusua në pasojat e një supershpërthimi vullkanik në Yellowstone.

Por ka plot lajme ku jepen shumë shpërthime vullkanike. A janë bërë ato më të shpeshta sesa më parë?

Aktualisht ka 40 vullkane aktive në tokë. Kjo është në mënyrë perfekte normale për një planet që çliron avull.

E di se kur do të ndodhë tërmeti i madh i radhës?

Dreqi e marrtë, JO! Asnjë nuk mund ta thotë me saktësi se kur apo se ku do të ndodhë tërmeti i madh i radhës. Nëse ndokush pretendon se e di këtë, ose ëshët keqinformuar ose është gënjeshtar.

Përmes të dhënave historike dhe vëzhgimeve shkencëtarët mund të thonë deri në njëfarë pike se në cilën anë të botë së mund të ndodhë ndonjë ditë tërmet. Por ata nuk mund të thonë se ku saktësisht do të ndodhë lëkundja e radhës dhe se sa e fuqishme do të jetë ajo.

Ligjet e fizikës dhe matematikës, të krahasuara me të dhëna sizmologjike u lejojnë sizmologëve që të paralajmërojnë se mund të ketë tërmete në të ardhmen. Por kjo nuk është njësoj si të parashikosh ( që përfshin vende specifike, kohë, data)

Pra asgjë nuk mund të parashikohet me saktësi por vetëm mund të bëhen hamendje.

FORBES/Përshtati në shqip: scan