Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vrásjen e gjeneralit Kasem Sulejmani në një súlm ajror amerikan në Bagdad. Me anë të një statusi në Twitter në të cilin ka etiketuar edhe presidentin e SHBA-ve Donald Trump, Rama shkruan se aprovon qëndrimin e Amerikës.

“Si një vend që kemi njohur pak kohë më parë veprimtarinë e padrejtë të Iranit kundër botës së lirë dhe mori distancë të qartë prej tyre, Shqipëria nuk mund të mos e aprovojë me forcë qëndrimin e presidentit Donald Trump ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne jemi të vendosur në krah të SHBA-ve dhe shpresojmë se të gjithë do të veprojnë si ne,”-shkruan Rama.