Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë identifikuar 52 zona në Iran, përfshirë disa strategjike për Teheranin,që do të sulmohen “shumë shpejt dhe ashpër” nëse Irani do të godasë qytetarë apo të mira amerikane. Këtë e ka pohuar në një postim në Twitter presidenti amerikan Donald Trump. BBC raporton se presidenti amerikan ka evidentuar në postimet e tij se SHBA-të sapo kanë shpenzuar 2 mijë miliardë dollarë në pajisje ushtarake që janë “akull të reja”.

“Jemi më të mirët në botë. Nëse Irani sulmon një bazë amerikane ose cilidon qytetar amerikan, do t’u dërgojmë atyre disa prej këtyre pajisjeve të mrekullueshme…pa hezitim” citohet të jetë shprehur Trump.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë pas vrasjes së gjeneralit Iranian Qassem Soleimani, që janë pasuar nga paralajmërime të ashpra të Iranit për kundërpërgjigje.

/scan/