Kompjuteri ka fuqi të mjaftueshme prej Core i9, 32GB RAM dhe 1TB SSD por pa kartën grafike të jashtme, ai ngelet vetëm me grafikat e integruar të Intel të cilat janë të paafta të luajnë lojërat moderne 3D.

Laptopi i ri i Lenovo ka nevojë për aksesorë të jashtëm për të dhënë maksimumin

Lenovo e nisi vitin 2020 me një laptop lojërash i cili ka nevojë për aksesorë shtesë për të shkëlqyer. Modeli Legion Y740S është një laptop 15.6-inç i cili shoqërohet nga një kartë grafike e jashtme të cilin kompania e quan Legion BoostStation.

Kompjuteri ka fuqi të mjaftueshme prej Core i9, 32GB RAM dhe 1TB SSD por pa kartën grafike të jashtme, ai ngelet vetëm me grafikat e integruar të Intel të cilat janë të paafta të luajnë lojërat moderne 3D.

Laptopi mund të konfigurohet me ekran standard 1080p ose 4K HDR. Jetëgjatësia e baterisë është impresionuese prej 8 orësh. Konektiviteti përbëhet nga dy porta Thunderbolt 3 dhe porta USB 3.1 Gen2.

Por BoostStation? Aksesori mund të pajisjet me karta grafike nga GeForce GTX 1660 deri në RTX 2080 Super e madje edhe një Radeon RX 5700 XT për ata që preferojnë kartat grafike AMD. BoostStation ka dy porta USB 3.1, një p ortë USB 2.0, HDMI dhe Ethernet.

Laptopi Y740S dhe BoostStation mbërrijnë në Maj. Laptopi fillon nga 1,100 dollarë ndërsa vetëm BoostStation 250 dollarë.