Obeziteti është një problem kompleks me shkaqe të ndryshme. Por, ndër shkaktarët më të mundshëm, sheqeri është ndër të parët në listë. Me rritjen e konsumimit të sheqerit është rritur edhe pesha.

A shkakton sheqeri shtim në peshë?

Studime të ndryshme kanë zbuluar një lidhje mes konsumimit të sheqerit dhe shtimit të peshës trupore. Akoma nuk ka prova të mjaftueshme që të sugjerojnë se sheqeri është arsyeja për epideminë e obezitetit që po prek shumë vende, por, ka mjaftueshëm që të tregojnë se konsumimi i tepërt i sheqerit është një kontribues i rëndësishëm i shtimit në peshë.

Ushqimet e ëmbla duket se po ndikojnë edhe në shëndetin e zemrës. Në një studim të publikuar në JAMA: Mjekësia e Brendshme në vitin 2014, studiuesit krahasuan njerëz që kishin konsumuar shumë sheqer ( 17 – 21% të kalorive të tyre ditore) me ata që konsumonin më pak sheqer( vetëm 8% të kalorive të tyre ditore). Ata në grupin me sheqer të lartë kishin një risk 38% më të madh për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.

Lidhja obezitet – sëmundje e zemrës

Pesha e tepërt rrit riskun për tension të lartë të gjakut, kolesterol të lartë dhe diabet të tipit 2. Të gjithë këta faktorë rrisin riskun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Por, obeziteti në vetvete mund të jetë i dëmshëm edhe në mungesën e problemeve të tjera. Vetë obeziteti e rrit riskun për probleme me zemrën.

Si ta largosh nepsin për ëmbëlsira?

  • Shmangni pijet me gaz dhe lëngjet e tjera të ëmbëlsuara me sheqer, që janë në burimet kryesore të sheqerit të shtuar.
  • Konsumoni fruta në vend të karameleve, biskotave apo ëmbëlsirave të tjera.
  • Lexoni etiketat e përbërësve. Sheqeri shpesh fshihet në vende që nuk do e prisnit, si në salcat e makaronave apo bukë. Sheqeri i shtuar mund të emërtohet në mënyra të ndryshme. Kur të jeni duke lexuar etiketat kini parasysh emërtimet  si: shurup, fruktozë, glukozë, mjaltë, laktozë, maltozë, ëmbëlsues misri, shurup misri, shurup misri me fruktozë të lartë, shurup malti, melasë, sheqer i papërpunuar dhe saharozë.