Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se duhet t’i harrojë analistët e panelistët, pasi ata e duan Batonin, Edin e Hashimin.

Ai po ashtu i ka thënë Kurtit se ujqit kërkojnë mjegull e heshtje, pasi i pengojnë fjalët e tij, prandaj ai duhet të flasë e të mos ndalet, duke shtuar se e ka të vështirë të bëjë qeveri me gacat ndër çergë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

O Albin

O fol bre fol!
Tregona gjithçka qe po ndodhë e gjithçka që e ke ndermend me ba!
Fundja, këtë e ka kërkua populli e për ket t’ka votua!
“Panelistat, opinionistat, analistat” harroj!
Ata veç patriotat si Batonin e Edin i duan!
Edhe pak si Hashimin!
Ata që vetvetës i kanë vu tituj koti, dikur ankoheshin n’Ramushin, Hashimin Isën që tinzash folshin e veprojshin e popullin e lejshin n’terrin e informimit.
Tani transparenca jote edhe atyne po iu pengon!
Ani edhe Agim Veliut s’po i pelqen!
Haj medet haj!
Ti mos u çudit me anomalitë e tyne!
Je mësua ti me hajnat, me kriminelat e ujqit që lypin mjegulla, e kërkojnë n’heshtje me veprua.
Prandaj fjalët tua publike iu pengojnë!
Vështirë e ke me ba qeveri me gacat nër çergë!
Albin, fol e mos u ndal!