Si do ti themi Serbise vella pas 500 vjetesh!
Shpesh degjoj fjalen “vellezerit tone” per turqit. Une mendoj nese i doni dhe ju duan me mire ti thoni miq, pasi vella te ben lidhja e gjakut ose kombesia.

Mbi 500 vjet pushtim duke perfshire asimilimin e kulturave dhe trojeve, ndryshimin e traditave, ndryshimin e mendimeve dhe karakterit duke e kthyer ate ne oriental dhe lindor, vrasje, burgosje dhe interrnime, ndryshimin e fese etj me radhë. Pjesa tjeter e medaljes thote qe ne Turqi shqiptaret studiuan, jetuan mire, bene karriere.

Luftuan perkrah nesh, por nuk e kuptojne qe po luftonin per veten e tyre pasi Shqiperia ishte e pjese e tyre.

Sic e dime ka patur plot, por ajo jetese e mire nuk vinte pa nenshtrim, propagande e cila vijon ende sot per “te mirat” e Turqise (Perandorise Osmane). Pjestaret e Familjes Frasheri arriten ne majat me te larta te asaj Perandorie, por pa harruar qe u interrnuan disa here, burgosen, deri edhe rrogat ja vonin per ti mbajtur vare e pa harruar qe i ndaluan dhe ardhjen ne Shqiperi, ne vend te vet. Jo vetem,por gati te gjithe patriotet shqiptar vuajten.

Çfarë lidhje ka Serbia ketu?

E njejta gje, vetem se me aktuale, me e dhimbshme pasi u pa me sy e perjetua me trup, me zemer. Vrasje, asimilin trojesh, burgje, urrejtjen dhe mospranimin e fese myslimane etj me radhë. E njejta skemë. Njerzit shkonin shkolloheshin ne Beograd kohen e Jugosllavise, benin karriere e shume mbyllen syt atje.Luftoj dhe Serbia krah nesh dikur, po sic e dime per vete, per pastrimin e turqve ne veri te Kosoves.
E pra, mbas 500 vitesh trashigimtaret tone do thojne serbet jane “vellezerit” tane….

Nga Jurgen Frasheri