Nëse e ushqeni fëmijën tuaj me gji, i jepni atij vlera ushqimore që do të promovojnë rritjen dhe shëndetin e tij. Një nga gjërat që duan të dinë nënat në këto raste është se çfarë diete ushqimore duhet të ndjekin në mënyrë që dhe ushqimi i fëmijës të jetë sa më i shëndetshëm.

A ka nevojë nëna për kalori ekstra gjatë ushqyerjes me gji?

Po, mund t’ju duhet të hani pak më shumë, rreth 330 – 400 kalori në ditë, në mënyrë që të ruani energjinë. Në mënyrë që të merrni këto kalori ekstra, mund të hani një fetë bukë me një lugë gjalp kikiriku, një mollë ose banana mesatare dhe rreth 230 gram kos.

Çfarë ushqimesh duhen ngrënë gjatë ushqyerjes me gji?

Përqendrohuni në bërjen e zgjedhjeve të shëndetshme në mënyrë që të furnizoni prodhimin e qumështit. Zgjidhni ushqime të pasura me proteina si mishi i kuq, vezët, prodhimet e bulmetit, fasulet, thjerrëzat dhe frutat e detin që kanë përbërjë të ulët mërkuri. Lajini mirë frutat dhe perimet para se t’i konsumoni në mënyrë që të reduktoni ekspozimin ndaj mbetjeve të pesticideve.

Sa lëngje janë të nevojshme gjatë ushqimit me gji?

Pini shpesh, mundësisht para se të ndiheni të etur, dhe pini më shumë nëse urina juaj ka ngjyrë të verdhë të mbyllur. Mbani një gotë ujë afër ndërkohë që i jepni gji bebes.

Por, tregoni kujdes me pijet e sheqerosura. Sheqeri i tepërt mund të kontribuojë në shtimin në peshë. Edhe kafeina mund të jetë problematike gjithashtu. Vërini limit vetes mos të pini më shumë se 2 – 3 filxhanë pije të kafeinuara në ditë.

Çfarë ushqimesh dhe pijesh është mirë të shmangen gjatë ushqyerjes me gji?

Ekzistojnë disa ushqime dhe pije me të cilat duhet të tregohet kujdes gjatë kohës që po ushqeni me gji.

Alkooli

Sado e vogël të jetë sasia e alkoolit në qumështin e gjirit, ajo është e dëmshme për beben. Nëse pini alkool, mos i jepni gji fëmijës suaj deri sa organizmi juaj të jetë pastruar komplet nga alkooli.

Kafeina

Shmangi pirjen e më shumë se 2 – 3 filxhanë pije të kafeinuara në ditë. Kafeina në qumështin e gjirit mund të shqetësojë fëmijën tuaj dhe të ndikojë në gjumin e tij.

Peshku

Ushqimi i detit mund të jetë një burim shumë i mirë proteine dhe acidesh yndyrore omega – 3. Por, shumica e këtyre ushqimeve përmbajnë mërkur apo substanca të tjera të dëmshme. Ekspozimi ndaj sasive të mëdha të mërkurit nëpërmjet qumështit të gjirit mund të paraqesë rrezik për zhvillimin e sistemit nervor të bebes. Në mënyrë që të limitoni ekspozimin e fëmijës, shmangni ushqimin e detit që ka përmbajtje të lartë mërkuri skumbrit, peshkun shpatë etj.

A ka mundësi që ushqimet që ha nëna të shkaktojnë reaksione alergjike tek fëmija që ushqehet me gji?

Ushqime dhe pije të caktuara në dietën ushqimore të nënës mund të shkaktojnë që fëmija të ketë një reaksion alergjik. Nëse ai zhvillon skuqje apo irritim të lëkurës, diarre apo kapsllëk, shumë shpejt pas ushqyerjes, konsultohuni me mjekun e bebes suaj.