Jetojmë në një botë të mbushur me lloj lloj kimikatesh dhe toksina të rrezikshme, pesticide, produkte ushqimore artificiale, ndotje të ambjenteve të jashtme dhe të brendshme etj.
Pavarësisht statistikave alarmante rreth kimikateve të dëmshme që thithim, ndotjes së burimeve të ujit, apo nivelet shqetësuese të toksinave që ndodhen në produktet dhe ushqimet e përditshme, shumë pak nga ne e kuptojmë dëmin që këto gjëra po i shkaktojnë shëndetit tonë.
Në mënyrë që ta kuptoni këtë më mirë, më poshtë janë shenjat më të zakonshme që trupi shfaq nga toksinat e tepërta.
- Dhimbje koke
Dhimbjet e vazhdueshme të kokës janë shpesh një simptomë e grumbullimit të toksinave në trup.
- Ngjyrë e bardhë apo e verdhë e gjuhës
Ngjyra e gjuhës, shpesh, na tregon dhe probleme të mundshme që mund të ketë trupi ynë. Ushqimet toksike pengojnë tretjen e duhur, gjë e cila ka efektet e saj në ngjyrën e gjuhës, duke na treguar kështu se trakti tretës po përpiqet të largojë toksinat nga trupi.
- Djersitja
Mekanizmi natyral i trupit për të nxjerrë jashtë toksinat është nëpërmjet djersitjes. Prandaj, nëse trupi juaj mbinxehet dhe djersin shumë, mund të jetë duke u munduar të largojë grumbullimin e toksinave.
- Pagjumësia
Pagjumësia shkaktohet shpesh nga toksinat e grumbulluara, sidomos grumbullimi i estrogjenit. Nëse keni probleme me gjumin mund të provoni të pastroni mëlçinë duke pirë lëngje të perimeve si brokoli dhe lulelakra.
- Probleme me lëkurën
Edhe lëkura përpiqet që të largojë toksinat nga trupi, duke sjellë kështu probleme të ndryshme si acarim, skuqje, kruarje të saj.
- Dhjami i barkut
Dhjami i barkut mund të rritet në mënyrë të konsiderueshme nga thithja e toksinave, pasi ato do të hyjnë në bark dhe të qëndrojnë në zonën abdominale.
- Letargjia
Shumë nga ushqimet që konsumojmë rrisin nivelet e sheqerit në gjak, e më pas, kur këto nivele ulen përsëri, çojnë në një ndjenjë letargjie dhe lodhjeje. Grumbullimi i toksinave në trup e redukton energjinë dhe aftësinë e trupit për të funksionuar në mënyrën e duhur.