Princ Harry do të tërhiqen nga Pallati Mbretëror. Nëpërmjet një postimi në Instagram, çifti ka bërë me dije se po mendojnë për të ndërtuar një mënyrë të re jetese mes Anglisë dhe Kanadasë.

Ata kanë theksuar se ndonëse dëshirojnë të bëjnë një jetë të pavarur edhe nga ana financiare, do të vazhdojnë të mbështesin Mbretëreshën. Megjithatë, kjo e fundit duket se ndihet e fyer nga një lëvizje e tillë. Sipas një deklarate zyrtare të Pallatit Mbretëror, një lajm i tillë i kishte kapur të gjithë në befasi, ashtu sikurse është theksuar se lidhur me çështjen, palët janë në një fazë shumë fillestare bisedimesh.

Megjithatë, Mbretëresha lajmin e ka mësuar nga mediat, gjë që e ka nervozuar shumë.