Koha e gjumit të bebes suaj mund të jetë një moment pushimi për ju dhe për të, por proçesi për ta vënë në gjumë gjatë ditës mund të jetë pikërisht e kundërta.

Sa herë ka nevojë një i porsalindur të flejë gjatë ditës?

Duhet pak kohë që të porsalindurit të zhvillojnë një orar gjumi. Gjatë muajit të parë, bebet zakonisht flenë dhe zgjohen gjatë gjithë ditës, me periudha relativisht të barabarta gjumi midis herëve që ushqehen.

Por, me kalimin e muajve, koha e gjumit gjatë ditës zakonisht zgjatet dhe bëhet më e parashikueshme. Për shembull:

  • Moshat 4 muaj deri në 1 vit

Disa muaj pas lindjes, bebja juaj zakonisht do të flerë të paktën dy herë në ditë, njëherë në mëngjes dhe njëherë në orët e para të pasdites. Disa bebe kanë nevojë të flenë edhe njëherë pasdite. Shumë bebe flenë  tre apo më shumë orë gjatë ditës.

  • Mosha 1 vjeç dhe me të mëdhenj

Rreth kësaj moshe, fëmija juaj me shumë mundësi nuk fle më në mëngjës por vetëm pasdite, shpesh për një peridhë 2 – 3 orëshe. Shumica e fëmijëve vazhdojnë të flenë pasdite deri në moshen 3 – 5 vjeçare.

Por gjithsesi, mbani mend, çdo bebe është e ndryshme e kështu orari i gjumit gjatë ditës mund të variojë.

Cila është mënyra më e mirë për ta vendosur beben në gjumë gjatë ditës?

  • Rregullo ambjentin

Një ambjent i e errët, i qetë dhe rehatisht i freskët ndihmon në vënien në gjumë të fëmijës suaj.

  • Vendoseni beben tuaj në krevat kur të jetë përgjumësh por akoma zgjuar

Qepalla që po i mbyllen, fërkimi i syve dhe irritimi mund të jenë shenja që fëmija juaj është i lodhur. Sa më shumë të presësh, aq më i lodhur do të bëhet ai, dhe aq më e vështirë do të jetë për ta vënë në gjumë.

  • Shmang mbajtjen në krah, përkundjen dhe ushqyerjen për ta vënë në gjumë

Me kalimin e kohës, këto mund të bëhen mënyrat e vetme për ta vënë beben tuaj në gjumë.

  • Qëndroji orarit

Fëmija juaj do ta bëjë gjumin gjatë ditës më të mirë dhe më të shëndetshëm, nëse e bën atë në të njëjtin orar çdo ditë dhe me të njëjtën gjatësi kohe. Përjashtime të herëpashershme janë sigurisht të paevitueshme dhe nuk  do ta dëmtojnë beben tuaj.

A duhet limituar gjatësia e kohës që bebja fle gjumë gjatë ditës?

Disa bebe i ngatërrojnë netët dhe ditët e tyre, duke fjetur më shumë gjatë ditës sesa natën. Një mënyrë për ta shmangur këtë është limitimi i kohës së gjumit gjatë ditës, sidomos në pasditen e vonë, në jo më shumë se 3 – 4 orë secilën herë. Nëse fëmija fle shumë gjatë, sidomos nga fundi i ditës, mund të jetë më e vështirë për të që të flejë natën.