Padyshim se të pranosh lule nga të afërmit, kolegët ose i dashuri është gjë e mirë dhe e dashur njëkohësisht. Tulipanë, trëndafila, margarita ose lloje të tjera të luleve mjaftojnë t’i shohësh për t’u ndier më në humor.

Një studim i bërë nga Harvard University konfirmon ndryshimin e humorit të një grupi femrash që nga zgjimi në mëngjes deri në mbrëmje.

Sipas autores së këtij studimi Nancy Etcoff, është mirë të mbahet në kuzhinë gjithnjë një tufë me lule, për ta vështruar gjatë ngrënies së mëngjesit. Rezultatet më të mira dolën tek femrat që preferonin tufën me lule pranë vendit ku hanin mëngjesin.

Këshillohet që lulet të vendosen në kuzhinë për të ‘neutralizuar’ rrëmujën e cila krijohet në këtë ambient.