Shkruan: Avdi Ibrahimi

Manipulimet serbe me Historinë dhe doktrina raciste e akademikut serb Çubrilloviq

Lehtësisht mund të vërehen tinëzitë, fhsehjet, manipulimet dhe falsifikimet serbe me Historinë që kanë shkruajtur për interesat e tyre politike, përveç kësaj ata të njetën gjë e kanë bërë kur kanë shkruajtur edhe për historinë e ashtuquajtur të “fesë ortodokëse serbe të shenjtë”.

Dosjet e Serbisë mbi vrasjet, masakrat, dhunimet, dëbimet, dhuna, torturat psiqike e fizike, djegia e shtëpive, plaqkitjet e pasurive të shqiptarëve në Koosvë, krime këto të kryera nga forcat serbe, sikur po i zë pluhuri i harresës. Në raftet e bibliotekave në shtetin e Serbisë të mbushura me libra e tituj të autorëve serbë është ndërtuar “parimi” i urrejtjës në gjithë historinë e tyre, ndaj popujve jo serb e në veçanti ndaj kombit shqiptar.

Në Akademin e Shkencës Serbe dhe në Kishën Ortodokse Serbe, mund të gjenden me dhjetra libra për gjenocidin, dëbimin dhe shfarosjen e shqiptarëve autokton që jetojnë qysh nga kohët e lashta në trojet e tyre pellazge-ilire, një Masakroidë e vërtetë, në ato rafte të ngjeshura me libra e dokumente sekrete, mund të gjenden edhe libra e dosje të tjera antishqiptare përplot me shpifje, rrena (e shën rrenave), mashtrime legjendash kurrë të pa qena realisht në rrafshin historic nga autor të ndryshëm serb, libra të mbushura plot vrerë e helm, që të krijojnë ndjesinë qytetruese njerëzore, sikur gjithë ato libra të jenë shtypur në botën e mirëfilltë ku jetojnë njerëzit, por sikur të jenë shtypur e ardhur nga një planet tjetër jashtëtoksorë të gjarpinjëve…

Doktrina të Grashaninit, Ivo Andriçit (ka fituar çmimin nobel për letërsi), të Akademikut, Vasa Çubrilloviq, Dobrica Çosiqit, e soj sorollapit te tyre që nuk janë të paktë…doktrina këto të nxjerra për shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e tyre atërore.

Politika udhëheqëse raciste serbe u përpoqën t’i realizojnë dhe ekzekutojnë këto elaborate famëkeqe nëpërmjet qeverisë së Beogradit deri në ardhjen e fundit në krye të shtetit Serb, Sllobodan Millosheviq ( i njohur si kasapi i Ballkanit)… Gjithçka e zezë për nxitje të urrejtjës të një sëmundjeje patologjike kundër kombit shqiptar në shtypshkrimet e autoreve shovenist serbosllav, epose të sajuara të manipuluara sllave, kundër kreshnikëve shqiptar, gjedhe krimesh të vjetra e të reja, plot ankthe lugetërish, vaje shtrigash, fantazma kobzeza, gjëma, britma njerëzëzish të pafajshëm shqiptar nga të gjitha gjinitë dhe grupmoshat nga fëmiu në djep e deri të më plaku, u grinë, u therrën me bajoneta e kama çetnike, u dogjën të gjallë në flakët përvëluese të vatrave të tyre familjare, nga forcat e mallkuara serbe…ato libra nuk të krijojnë ndjenjën e arsimimit, emancipimit dhe edukimin njerëzor për të arrirë dije dhe kulture, përkundrazi janë libra pjellë akrepësh e gjarprinjësh.

I gjithë arsenali mendor racist i këtyre doktrinarëve serb, u ekzekutuan nga Qeveri të Beogradit nëpërmjet forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, nga gjëmimet e mbytura të armëve të zjarrit, të topave dhe tankeve të artilerisë së rëndë toksore dhe avionëve luftarak bombardues në trojet etnike shqiptare. Vetvetiu kjo të krijon ndjesinë më së njerëzore, a është e mundshme kjo Masakroidë të ndodhë edhe në “vitet ’90 ky tmerr, kjo kasaphane”, në mes të Europës! Gjithë ky gjak i derdhur shqiptarësh pa dallim moshe e bindje fetare nga forcat serbe.

Gjithë ky tmerr, gjithë kjo kasaphane në Kosovë dhe trojet shqiptare nën pushtimin e sllavëve të jugut, ka ndodhur para syve të popujve të Europës dhe popujve të botës, për çka është ngritur në luftë çlirimtare UÇK-ja dhe ka ndërhy ushtarakisht kundër forcave serbe edhe vetë NATO-ja, për të shpëtuar popullin shqiptar nga dëbimi dhe shfarosja. Serbët i kanë borgjë lumenj gjaku Shqiptarëve Autokton. Për këtë krim të paparë në historinë e njerëzimit serbët duhet t’i kërkojnë ndjesë shqiptarëve dhe t’u kompenzojnë dëmet e luftës. E jo të vazhdojnë të sillën me metoda shoveniste si gjithnji edhe sot e kësaj dite duke vazhduar avazin e vjetër antishqiptar duke vjellë vrerë e helm ndaj tyre.

Ata politikanët serbë duhet të ndryshojnë mentalitetin politik kriminal e doktrinare raciste serbe për të fashitur njëherë e përgjithmonë armiqësitë midis dy kombeve shqiptare dhe serbe. Në kujtesën e kombit shqiptar rëndojnë shekujt e përgjakure krimesh të kryera nga ana e shtetit Serb.

Le të shpresojmë se e ardhmja e këtyre dy kombeve të hasmuar mes vete, popujt e këtyre dy vendeve fqinje me njëri tjetrin t’u heqin pluhurin e t’i hapin para vetës së tyre librat e Shuflajit e të Dimitrie Tucoviqit e autorëve tjerë të ngjashëm me ta, që mëria ogurzezë e shkaktuar nga doktrinat shfarosëse serbe, për popujt jo serbë e në veçanti kundër shqiptarëve të zbutet sa më shpejt që të jetë e mundur, që këto dy kombe të jetojnë në fqinjësi të mire me njëri tjetrin…!

Më 14 Janar 2019 Prizren