Një telefon i cili ju lejon të përshtasni ndërfaqen e butonëve nuk ju jep thjeshtë fuqi për ta bërë eksperiencën më personale. Përshembull mund të shtoni butonë gjatë luajtjes së lojërave. Ose një buton shinë të dedikuar për të kontrolluar fokusin ndërsa kapni një video.

E ardhmja e smartfonëve është pa butonë fizikë

Në fillim u vunë pas portës së kufjeve tradicionale 3.5mm, tashmë pas butonëve. Javën e kaluar dy kompani në CES 2020 prezantua dizajne smartfonësh prototipë pas butonë fizikë: imagjinoni një telefon pa butonë me të cilët mund të kontrolloni volumin apo na ndizni e fikni.

Megjithatë tek telefonët ekrani i të cilëve nuk duket se përfundon kurrë në anët e tij, nëse shtypnit diçka ishte njëlloj sikur të shtypni aksidentalisht butonët e ndezjes dhe volumit.

Në një të ardhme të afërt ekzistojnë shanset që shumica e smartfonëve do të zëvendësojnë butonët fizikë me dixhitalë. Tranzicioni ka nisur. HTC U12 Plus në 2018-ën ishte ndër të parët që përdorte butonë të ndjeshëm ndaj presionit. Së fundi Asus ROG Phone 2, i cili nuk ka butonë fizikë, përdor hapësira të ndjeshme ndaj presionit për të kryer funksionet në fjalë. Dhe për katër vite me radhë, telefonët Google Pixel bëjnë të mundur thirrjen e asistentit virtual me një të ngjeshur të smartfonit.

Telefonët nga HTC dhe Asus përdorin të njëjten teknologji nga një kompani e quajtur Sentons me seli në Kaliforni. Sentons përdor një kombinim sensorësh piezoelektrikë dhe një matës të tendosjes për të kryer funksionin e një butoni fizik.

Sensori përmes valëve ultrasonike identifikon se ku gishtat po qëndrojnë në anën e telefonit ndërsa matësi presionin mbi sipërfaqe.

Remi Lacombe, një zëvendës president i shitjeve dhe marketingut pranë Sentons pranoi teknologjia e tyre ishte larg përfeksionit me HTC U12 Plus. Kjo për arsye se butonët dixhitale do të aktivizoheshin aksidentalisht por me ROG Phone 2 të Asus, sensorët janë përmirësuar ndjeshëm. Dhe ka të drejtë. Butonët e “padukshëm” të Asus janë një hap i mdh përpara në përgjigje të komandave dhe ofrojnë një nivel shtesë kontrolli gjatë lojërave. Telefonët prototipë të Sentons tregun një saktësi të lartë dhe zero vonesa.

Lind pyetja është është e nevojshme të hiqen butonët fizikë? Ato na kanë shërbyer mësë miri në dekadën e fundit. Lacombe beson se përgjigja janë pajisjet që palosen tre herë por gjithashtu sepse këta butonë kanë një dizajn industrial më të mirë. Dizajnerët të cilët kanë qenë në kërkim të pajisjeve me trup të unifikuar më në fund mund ta prekin këtë objektiv.

Një tjetër arsye është akomodimi i teknologjive të reja si 5G apo edhe ekraneve “ujëvarë” ku ekrani rrjedh mbi anët e telefonit.

Me 5G, antena do të kërkojë më tepër hapësirë në anët e telefonit. Nëse një dizajner duhet të përfshijë edhe ekranin “ujëvarë” atëherë nuk mbetet hapësirë për butonët.

Kujtojmë se Apple bëri të njëjtën gjë me iPhone 7 kur hoqi portën e kufjeve 3.5mm sepse kishte nevojë për më shumë hapësirë për komponentë të tjerë.

Lacombe është i mendimit se nuk do të kritikohet aq shumë heqja e butonëve fizikë siç ndodhi me portën kufjeve 3.5mm duke qenë se butonët dixhitalë ofrojnë më shumë opsione përshtatjeje sipas nevojave.

Një telefon i cili ju lejon të përshtatni ndërfaqen e butonëve nuk ju jep thjeshtë fuqi për ta bërë eksperiencën më personale. Përshembull mund të shtoni butonë gjatë luajtjes së lojërave. Ose një buton shinë të dedikuar për të kontrolluar fokusin ndërsa kapni një video.

Teknikisht mund të shtoni sado butonë dixhitalë që dëshironi në anën e telefonit ndërsa ndërfaqet e përdoruesit po kontrollohen çdo ditë e më shumë nga softueri. Gishtat tuaj do të kenë më pak muskuj por të paktën merrni butonë që i ndryshoni sipas preferencave që të mund të evoluojnë.

Probleme ka gjithashtu. Dizajnerët duhet të sigurohen që butoni i ndezjes kudo që të jetë, të mund të aksesohet kur telefoni është i fikur. Feedbacku haptik duhet të jetë më i mirë që përdoruesit të marrni ndjesën tradicionale të shtypjes së një butoni.

Lacombe thoshte të imagjojmë ndërsa shfletojnë në Instagram me një buton shinë në anën e telefonit. Ai konfirmoi se një telefon me këtë teknologji do të mbërrijë në Kongresin Mobil Botëror në Shkurt kur edhe Samsung do të zbulojë flagshipin e ardhshëm.