Vetëm e vërteta është e bukur, e vërteta dhe vetëm ajo është e pëlqyeshme.

Kërkimi i së vërtetës është më i shtrejtë se zotërimi i saj.

E vërteta është bija e kohës.

Disa dinë të luajnë ndershmërisht vetëm kur kanë letrat fituese.

Nuk është faj i madh të mos dish të vërtetën, por është faj i madh ta përbuzësh pasi ta kesh mësuar.

Këtu, or tungjatjeta, e varin njeriun e madje i bëjnë gjyqin.

Një e vërtetë e dëmshme është e nevojshme, sepse ajo mundet të bëjë dëm vetëm për një çast, dhe më pas na çon drejt të vërtetave të tjera, që do të jenë përherë e më të dobishme, porse një gabim i nevojshëm është i dëmshëm, sepse na shërben vetëm për një çast dhe na çon paskëtaj në gabime të tjera, që do të jenë përherë e më të dëmshme.

Kush nuk e njeh të vërtetën është thjesht torollak; por kush e njeh dhe e quan gënjeshtër, është keqbërës.

Kur e vërteta nuk është e lirë, atëherë edhe liria nuk është e vërtetë.

Gënjeshtrat më të hatashme thuhen më se shpeshti përmes heshtjes.

E vërteta shpesh vuan më shumë nga zjarri i mbrojtësve të saj sesa nga argumentet e kundërshtarëve.

Nuk ka një të vërtetë absolute – kjo është absolutisht e vërtetë.

Gazetarët shpesh janë të detyruar të gënjejnë që të kenë mundësi të shkojnë te e vërteta.

Gënjeshtarët duhet të kenë kujtesë të mirë, sepse, po u zbulua një gënjeshtër, ajo bën që të bien edhe të tjerat, siç ndodh me efektin domino.

Një martesë e suksesshme është fryt sa i dashurisë aq edhe i gënjeshtrës. Gënjeshtra të dobishme, të njerëzishme dhe të zgjuara mund t’i bëjnë të dy dhe të mos lejojnë të plagosin njëri-tjetri. Të dish të gënjesh është me rëndësi për një martesë të mirë.

Çdo herë që gënjejmë, në psikikë ne i hapim vetes një të çarë, nga e cila mund të hyjë djalli i ankthit të pashpjegueshëm para vështirësive të jetës.

Të vërtetat e rëndësishme, ato me V të madhe, janë të gjitha të bardha si drita e diellit; ato duhen thënë e mbrojtur gjithmonë; të vërtetat e vogla të parëndësishme, ndodh që nxihen kur thuhen. Anasjelltas: gënjeshtra me G të madhe janë të gjitha të zeza dhe duhen demaskuar e ndëshkuar gjithmonë; ka dhe gënjeshtra të vogla të bardha që, thënë me takt e mençuri, vlejnë më shumë se të vërtetat e trasha.

Një botë ku e vërteta është paraqitur pa mend do t’i ngjante më tepër një ferri sesa një parajse. Të gënjesh ndonjëherë është detyrë.

Çdo torollak mund ta thotë të vërtetën. Na duhen dhunti për të gënjyer bukur.

Kur do të mund ta themi krejt të vërtetën, nuk kemi për ta kujtuar më.

Një ndjesë është një rrenë e zbukuruar.

Nuk është faj i madh të mos dish të vërtetën, por është faj i madh ta përbuzësh pasi ta kesh mësuar.

Gënjeshtra të zë rob, e vërteta të çliron.

Ç’është e vërteta? tha Pilati; edhe nuk deshi ta priste përgjigjen.

Politika e keqe nuk është gjë tjetër veç mjeshtëri e gënjeshtrës në çastin e duhur.

Gënjeshtra nuk zgjat përjetë dhe cinizmi është mënyra më e pakëndshme për të thënë të vërtetën.