Regjisori shqiptar Lorin Terezi ka arritur të rrëmbëjë çmimin e rëndësishëm në mesin e shumë regjisore me famë ndërkombëtare.

Në ceremoninë e filmit me metrazh të shkurtër ai ka arritur të marrë çmimin  ‘Best International Short Film’ Filmi i tij  ‘The News’  u vlerësua maksimalisht nga kritikët e  “Flickerfest Award” Filmi flet për vdekjen e një gruaje, e cila gjendet e pajetë pranë një burimi dhe e gjithë pesha i bie nuses së saj.

Më pas tregohet mënyra se si lajmi transmetohet në media dhe se si po përfitohet nga vdekja e gruas.