Nxënësit që shkojnë në shkollën irlandeze, Gaelscoil Mhichil Ui Choileain, po inkurajohen të bëjnë diçka të këndshme për një fqinj të moshuar ose një të afërm ose mik, i cili mund të ndjehet i vetmuar, apo edhe punët e shtëpisë. Akti mund të jetë çdo gjë për sa kohë që ‘ndriçon ditën e dikujt’.

Studentëve u është kërkuar të regjistrojnë aktet e tyre të mirësisë në një “Dialann Cineáltais” special (Ditari i mirësisë) të cilin secili nxënës do ta plotësojë çdo ditë dhe më pas nënshkruhet nga prindërit e tyre.

Është viti i tretë radhazi që shkolla ka zëvendësuar detyrat e shtëpisë me diçka unike, vitin e kaluar ishte mirënjohje, ku fëmijët dhe familjet e tyre regjistruan të gjitha gjërat për të cilat ishin mirënjohës.

Në një postim në Facebook, shkolla tha se po ndërton “suksesin e jashtëzakonshëm dhe pozitivitetin” e Ditarëve të Mirënjohjes të vitit të kaluar.

Shkolla gjithashtu u ka kërkuar nxënësve të vinin re veprimet e mirësisë së njëri-tjetrit dhe t’i vendosin këto vrojtime në një “kovë mirësjelljeje”. Në asamble, vëzhgimet e rastësishme do të lexohen për të treguar sesi veprimet e vogla dhe fjalët dashamirëse mund të bëjnë ndryshime të mëdha në jetën e dikujt.

“Mesazhi ynë për fëmijët është shumë i thjeshtë: Ata mund të jenë arsyeja që dikush buzëqesh sot dhe ata patjetër që mund të ndihmojnë ta bëjnë këtë botë një vend më të mirë për të tjerët dhe për veten e tyre.” (BBC)