Aroma e pakëndshme e trupit ka qenë gjithmonë një shkak për mungesën e vetëbesimit. Jo vetëm kjo, por gjithashtu shqetëson dhe njerëzit përreth. Përveç gjenetikës një rol të rëndësishëm në aromën e trupit luan dhe ushqimi.

Më poshtë janë disa ushqime që mund të parandalojnë aromën e pakëndshme të trupit:

1.Uji

Uji mund të ndihmojë trupin të largojë toksinat që shkaktojnë erën e pakëndshme të trupit.

  1. Kosi

Kultura aktive që gjendet në kos do të ulë sasinë e përbërësve me erë sulfuri në trup. Për më tepër, vitamina D në kos do të ndihmojë në luftimin e bakterieve në gojë, duke reduktuar kështu erën e keqe të gojës.

  1. Lëngu i limonit

Lëngu i limonit mund të ndihmojë në detoksifikimin e trupit për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve. Dhe uji në lëng ndihmon në largimin e toksinave.

  1. Çaji bimor

Çaji bimor gjithashtu mund të reduktojë erën e trupit. Është një burim shumë i mirë për antioksidantët. Sa më pak toksina në trup, aq më pak erë të keqe do të vijë trupi.

  1. Molla

Mollat kanë aftësi natyrale pastruese për të luftuar erën e keqe të gojës.

  1. Frutat si portokalli, grejpfruti, mandarina etj

Kanë erë të mirë dhe absorbohen nga trupi duke bërë që aroma e përgjithshme e trupit të përmirësohet më shpejt.

  1. Kanella

Kanella dhe kardamoni jo vetëm që e bëjnë ushqimin më të shijshëm, por gjithashtu bëjnë që dhe trupi të vijë erë më të mirë dhe kjo të zgjasë më gjatë.

  1. Selino

Ndihmon trupin të çlirojë feromone, të cilat ju bëjnë më tërheqës ndaj seksit të kundërt.

  1. Peshku

Mishi i peshkut nuk shkakton erë të pakëndshme të trupit si mishi i kuq. Tretja e peshkut nuk çliron të njëjtën aromë të pakëndshme si tretja e mishit të kuq.