Po sikur t’ju thonë që produkti më i shitur nga Volkswagen nuk është Golf ose Tiguan dhe se, në fakt, ai nuk ka as rrota, as motor? Bwhet fjalë në fakt për të ashtuquajturat whurstel-at e saj (salçiçe/suxhuk): prodhimi i tyre filloi në fillim të viteve 70, pikërisht në fabrikën e Wolfsburgut.

Salsiçet konsumohen kryesisht nga punonjësit e kompanisë, por ato shiten edhe për publikun si një zëvendësim normal, ushqimor. Konkretisht, në vitin 2019 Volkswagen prodhoi 6.2 milionë makina në fabrikat e saj të vendosura në të gjithë botën. Ndërkohë, që fabrika e salçiçeve në Wolfsburg prodhoi 6.8 milion whurstel.

Volkswagen ka prodhuar ushqim për punonjësit e saj në fabrikë që nga vitet 1930 dhe, në vitin 1973, kuptoi që do të ishte më e lirë të bëheshin salçiçe për mensat e punonjësve të saj direkt në shtëpi, në vend që se t’i blinin ato nga kompani të palëve të treta. Një operacion që nuk duket se bën ndryshime edhe kur bëhet fjalë për menaxhimin e burimeve njerëzore: në fakt, ka nga ata që, si Sigrid Weinmann, filluan karrierën e tyre në VW duke montuar brendësinë e makinave dhe e përfunduan duke përgatitur salçiçe.

Ata që mendojnë për është një shaka, mund të kërkojnë në Internet kodin origjinal të komponentit Volkswagen “199 398 500”. Ose nëse ndodheni në zonë, mund të shkoni në Volkswagen Arena gjatë lojërave të futbollit të ekipit vendas dhe kontrolloni vetë se çfarë shesin ata në restorantin dhe barin e stadiumit.

Dhe duke qenë se ky ushqim shkon mirë me salcën e ketchup, VW gjithashtu prodhon edhe atë: mbi 536 ton në vit. ‘Würstel über alles’ (Salçiçe mbi gjithçka). (lastampa)