Parlamenti grek do të fusë në procedurë njohjen e patentave të Shqipërisë. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Jemi njoftuar po dje nga qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona” njofton kryeministri.

Më herët, kryeministri njoftoi se edhe Gjermania po bëhet gati të njohë patentat shqiptare.