Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur situatë emergjente meqenëse virusi vdekjeprurës ‘’coronavirus’’ po vazhdon të përhapet jashtë Kinës.

“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë por ajo që po ndodh në vendet e tjera,” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë njoftimin në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Shqetësimi është se mund të përhapet në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore.