Gazeta e njohur amerikane “Washington Post” i ka bërë një kontrollë fjalëve, fjalimeve, deklaratave dhe shkrimeve të Trump që nga koha kur ky u bë President i ShBA-së.
Si përfundim nga hulumtimi i gazetës “Washington Post”, del se Presidenti amerikan mesatarisht ka gënjyer 22 herë në ditë, shkruan MekuliPress.

Presidenti Trump gënjen më së shumti për ekonominë amerikane, kjo sipas gazetës amerikane. 257 herë Trumpi ka thënë se ekonomia amerikane ka arritur zhvillimin më të lartë në histori qëkur ky erdhi si President. Kjo nuk është e vërtetë. “Washinton Post” shkruan se është e kundërta: Ekonomia amerikane ka qenë më e mirë nën udhëheqjen e katër Presidentëve të tjerë, e jo të Trumpit.
Trump ka thënë 242 herë se do t’a ndërtoj një murë ndarës mes Mexicos dhe Amerikës. Edhe kjo, poashtu, nuk është e vërtetë, shkruan “Washington Post”.
Presidenti Trump po gënjen, dhe kjo u vërtetua nga gazeta e madhe amerikane, shtrohet pyetja sa herë në ditë gënjejnë Presientët shqiptarë?! Dhe më e rëndësishmja përse mediat shqipe gënjeshtrën e servojnë si fakt e faktin si gënjeshtër.