1. Pak mosdurim dhe prishen plane të mëdha.

2. E folura nuk e gatuan orizin.

3. Një buzëqeshje të fal 10 vite jetë.

4. Mos ki frikë të rritesh ngadalë, ki frikë kur s’po rritesh fare.

5. Ai që pyet bëhet budalla për 5 minuta, ai që s’pyet mbetet i tillë tërë jetën.

6. Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën.

7. Një mendje e mbyllur është si nji libër i mbyllur, një copë druri.

8. Gjilpëra nuk ka maje në të dyja anët.

9. Një rënie të bën më të mençur.

10. Më mashtro një herë, të të vijë turp. Më mashtron për herë të dytë, të më vijë turp.

11. Mësuesi hap derën. Ti hyn me këmbët tuaja.

12. Jepi një njeriu një peshk dhe e ushqen për një ditë. Mësoji atij të peshkojë dhe e ushqen për gjithë jetën.

13. Nëse do të njohësh udhën para teje, pyet ato që po kthehen.

14. Përvoja është një krehër që natyra na jep kur jemi qerosë.

15. Një njeri i mençur bën zgjedhjet e tij, një injorant ndjek opinionin publik.

16. Nëse je i durueshëm në momentin e nervave, do t’u ikësh qindra ditëve të mërzitura.

17. Të shohësh diçka një herë, është më mirë se ta tregojnë 100 herë.

18. Një person që thotë që nuk realizohet, s’duhet ta pengojë atë që po e realizon.

19. Më thuaj dhe do ta harroj. Më trego dhe mbase e mbaj mend, më përfshij dhe e kuptoj.

20. Ka shumë rrugë të ndryshme deri në majen e malit, por pamje nga atje lart është gjithmonë e njëjtë.