Kompania postoi 561 milionë dollarë të ardhura, 44% më shumë sesa një vit më parë. Gjatë 2019-ës Snapchat shtoi 31 milionë përdorues aktivë në ditë dhe po shkon drejt fitimit.

Rritet numri i përdoruesve të Snapchat

Snap bëri të ditur se Snapchat ka fituar 8 milionë përdorues aktivë në ditë në tre mujorin e katërt të 2019-ës, që përbën rritjen më të madhe në dy vite megjithatë të ardhurat ishin poshtë pritshmërive të analistëve.

Aplikacioni i medias sociale dhe komunikimit kihste 218 milionë përdorues aktivë në ditë në fund të vitit të kaluar. Është një rritje me 17% dhe më e madhja që prej tre mujorit të parë të 2018-ës për Snapchat.

Kompania postoi 561 milionë dollarë të ardhura, 44% më shumë sesa një vit më parë. Gjatë 2019-ës Snapchat shtoi 31 milionë përdorues aktivë në ditë dhe po shkon drejt fitimit.

Vitin e kaluar një përdorues shpenzoi 35% më shumë kohë në Snapchat sesa një vit më parë dhe 50% e shfaqjeve arrinin një audiencë prej mëse 10 milionë shikimesh.

Humbjet u rritën gjithashtu në 240 milionë dollarë, ose 26% më shumë.