“Duke pasur në konsideratë rëndësinë e sigurisë së konsumatorëve, partnerëve, medias dhe punonjësve, kemi marrë vendimin e vështirë të tërhiqemi nga Kongresi Mobil Botëror,” tha Sony.

Frika nga koronavirusit, Sony prezanton telefonët në YouTube

Sony është bërë kompania më e fundit teknologjike e cila tërhiqet nga Kongresi Mobil Botëror që do të mbahet në Barcelonë nga frika e koronavirusit.

Lajmit është një goditje e rëndë për evenimentin sepse Sony është një prej pjesëmarrësve kryesorë të konferencës dhe do të prezantonte një telefon të rëndësishëm.

“Duke pasur në konsideratë rëndësinë e sigurisë së konsumatorëve, partnerëve, medias dhe punonjësve, kemi marrë vendimin e vështirë të tërhiqemi nga Kongresi Mobil Botëror,” tha Sony.

Në vend të saj Sony do të transmetojë prezantimin e telefonëve dhe produkteve të destinuara për evenimentin në YouTube.

Sipas spekulimeve kompania kisha planifikuar linçimin e Xperia 5 Plus, një telefon me ekran 6.6-inç OLED, tre kamera të pasme dhe një sensor ToF. Telefoni do të ketë edhe një kamër selfie 8-megapiksel, altoparlantë stereo dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve në anën e telefonit.

Deri tani NVIDIA, Amazon, LG dhe Samsung janë kompanitë e mëdha që janë tërhequr nga Kongresi Mobil Botëror.