Nga të dy ministrat u tha se një pjesë e takimit të tyre i është kushtuar diskutimit për teknologjinë dhe inovacionin.

Ministri Italian në Kosovë, do të bashkëpunojmë në inovacion dhe teknologji

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Galuk Konjufca ka pritur sot në takim homologun e tij italian, Luigi Di Maio me të cilin tha se kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve, në veçanti në realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me teknologji dhe inovacion.

Ndërsa diplomati italian, pas takimit tha se shteti i tij fton për dialog Kosovë-Serbi, me lehtësim nga Bashkimi Evropian.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio uroi Glauk Konjufcën për qeverinë re të Kosovës, me të cilën tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të ndajnë përvojat e tyre edhe drejt rrugës për integrim europian.

Ndërsa, ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca tha se Di Maio çdoherë ka qenë mbështetës i Kosovës sa i përket heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës, dhe në rrugën e integrimeve evropiane.

Nga të dy ministrat u tha se një pjesë e takimit të tyre i është kushtuar diskutimit për teknologjinë dhe inovacionin.

Konjufca theksoi se ministri italian është shprehur i gatshëm të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejt në realizimin e projekteve të Qeverisë së Kosovës sa i përket ndërtimit të parqeve të teknologjisë informative. /