Kompania nuk ka folur zyrtarisht por disa kanë arritur të fitojnë akses në shërbimin e ri i cili në pamje të parë ngjan me Microsoft Fluid Framework për Office.Shërbimi i ri i Microsoft në Outlook shkon për studentët dhe bizneset

Microsoft është duke zhvilluar një mjet të ri në Outlook quajtur Spaces dhe u dedikohet organizatave.

Me Outlook Spaces përdoruesit mund të grupojnë e-mail-e, shënime, skedarë, dokumente, detyra apo takime. Shërbimi i ri do tu vijë në ndihmë studentëve dhe bizneseve të cilat planifikojnë projekte.

Kompania nuk ka folur zyrtarisht por disa kanë arritur të fitojnë akses në shërbimin e ri i cili në pamje të parë ngjan me Microsoft Fluid Framework për Office.

Ajo që Fluid bën është shndërrimi i një dokumenti në një aplikacion cloud që shumë njerëz mund të punojnë në të me grafika, tableta, tekst etj. Nuk dihet në Outlook Spaces bazohet në Fluid.

Microsoft e përshkruan Outlook Spaces si një aplikacioni uebi i cili grumbullon së bashku dokumentet, e-mail-et dhe eveniment. Madje në versionet e ardhshme të saj Microsoft thotë se do të ketë asistimin e inteligjencës artificiale.