Exxon Mobile ka njoftuar zbulimin e një sasie të madhe gazi në bllokun 10 në Qipro.  Sipas raportimeve mediatike në Greqi, sasia e zbuluar përafrohet nga 5 -8 trilionë metra kub gaz, por ky nuk është një rezultat përfundimar. Exxon ka zhvilluar kërkime në bashkëpunim me Qatar Petroleum që nga mesi i muajit nëntor të vitit 2018.

Gazeta greke “Kathimerini” raporton se zbulimi pason disa të tillë në detin që lag Greqinë, duke hapur rrugën për një rivlerësim strategjik të mbarë rajonit.