Delegacioni grek në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Bruksel ka braktisur punimet në shenjë proteste, pasi sipas anëtarë e të tij, kryetari i asamblesë nuk ka lejuar delegacionin të shprehë qëndrimet e veta.

Delegacioni grek, i përbërë nga pesë deputetë, ka shprehur qëndrimet e veta për sa i përket situatës së krijuar në Egje me Turqinë, por sipas pretendimeve të anëtarëve të tij, kryetari Attila Mesterházy nga Hungaria ka ndërprerë disa herë fjalën.

Delegacioni grek ka lënë sallën pasi ka paraqitur pretendimet e veta. Ky është incidenti i parë me natyrë politike brenda Aleancës, e cila ka qenë e paaftë të trajtojë problemin e krijuar mes dy anëtarëve të saj.