VENDIMET E QEVERISË KURTI NGA DATA 12 SHKURT 2020:

✔️ Ulen pagat e kryeministrit, zv.kryeministrave, ministrave, zv.ministrave dhe stafit të tyre

✔️ Shkarkohen koordinatorët nacional

✔️ 430.000€ ndahen për Pejën dhe Istogun për dëmet e shkaktuara nga erërat e forta

✔️ Shfuqizohet vendimi për përfitimet e ish-zyrtarëve pas përfundimit të mandatit

✔️ Shkarkohet Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës

✔️ Shkarkohen të gjithë sekretarët e përgjithshëm të ministrive të prekura dhe kalojnë si tepricë ose pozita ekuivalente

✔️ Suspendohen të akuzuarit për abuzim me miliona € në Ministrinë e Bujqësisë

✔️ Anulohet procesi i përzgjedhjes së 79 noterëve

✔️ Shfuqizohen vendimet e emërimeve të 14 konsujve nëpër botë, kthehen në KS

✔️ Anulohet tenderi 110 milionësh i autostradës Prishtinë-Gjilan i shpallur pa miratim buxhetor

✔️ Anulohet ndërtimi i lagjes pranë liqenit të Badovcit