Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Samitin e dytë të Diasporës, ku ndër të tjera tha:

Unë nuk mund të bëj sikur nuk jem në Tiranë e këtu nuk ka ndodhur asgjë këto ditët e fundit. Është historia e shqiptarëve që i kundërvënë shqiptarëve, jo për flamurin, vendin, ideale e ide, por thjesht për hesapet e vogla të katundit, të klubit, të mjedisit politik. Shqiptarët kundër shqiptarëve këtu në Shqipëri kanë ushqyer një ide me të gjitha mënyrat dhe e kanë shpërndarë përtej kufijve se kjo kohë është koha kur në vend lindur kriminelët dhe na kanë pushtuar kriminelët parlamentin

Gënjeshtra riprodhon gënjeshtrën. Siç nisi ky pushtet ashtu edhe do bitisë. E vërteta që duket qështë se ka disa shqiptarë që janë kundër kësaj qeverie. Ka një pjesë dërrmuese të demokratëve dhe lësëistëve që janë kundër qeverisë dhe Kryeminsitrit. Ka edhe një pjesë socialistësh që janë kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit.

Kryeministri vetë e di që askush nuk po kërkon në fakt zgjedhje të reja të parakohshme. Po kërkojnë largimin e tij sepse është krijuar bindje te një pjesë njerëzish se ai përfaqëson hajdutërinë dhe korrupsionin. Për ta luajtur teatrin e etikës deri në fund: jo se z. Rama ka vetë dorën e gjatë. Aspak. Thjesht nuk arrin të kontrollojë dot dorëgjatët.

Nuk ka shqiptarë kundër shqiptarëve në atë kuptim që e përcjell me djallëzi z. Rama.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Www.mekulipress.com/