Samsung zuri vendin e tretë me modelin e lirë Galaxy A10 i cili u shit në 30.3 milionë njësi. Galaxy A50 dhe A20 mbyllin pesëshen e parë.Telefoni më i shitur i 2019-ës mund tju surprizojë

Iphone XR ishte telefoni për tu blerë në 2019-ën sipas një raporti. Firma kërkimore Omida Technology zbuloi se Apple ka shitur 46.3 milionë iPhone XR vitin e kaluar, dyfishin e njësive që shiti në muajt e ngelur të 2018-ës nga debutimi.

Apple iPhone 11, telefoni më i lirë i Apple prej 699 dollarësh mori vendin e dytë në raport me 37.3 milionë njësi të shitura.

Samsung zuri vendin e tretë me modelin e lirë Galaxy A10 i cili u shit në 30.3 milionë njësi. Galaxy A50 dhe A20 mbyllin pesëshen e parë.

Telefonët më të mirë të Samsung, Galaxy S9 dhe S9+ ishin vetëm në vendin e 7 dhe 8-të respektivisht. Edhe Xiaomi hyri në klubin e 10 telefonëve më të shitur me Redmi Note 7 i cili shiti 16.4 milionë njësi vitin e kaluar.

Sakaq tregu 5G vërejti të shiten 14.7 milionë njësi vitin e kaluar, ose afro 1% e të gjithë smartfonëve të shitura. 49% e telefonëve 5G janë shitur nga Samsung, 27% nga Huawei, 12% nga Vivo dhe 5% nga Oppo.

Telefonët 5G më të shitur ishin Galaxy Note 10+ me 2.6 milionë njësi dhe Huawei Mate 30 Pro 5G me 2.5 milionë njësi.