Ylli botëror, Rita Ora, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se po kthehet në Europë pas udhëtimeve që ka pasur kohëve të fundit si shkak i angazhimeve të saj muzikore.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se sa shume përpjekje duhet bërë për të vazhduar tutje. Prapë në Europë. Koha për shtëpi. Mezi po pres”, ka shkruar Ora në Facebook.