Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar hapjen e kufijve për kalimin e refugjatëve sirianë, afganë, iranianë dhe marokenë drejt Europës. Media të ndryshme greke raportojnë për lëvizjen në masë të refugjatëve, që sipas tyre janë udhëzuar nga forcat kufitare turke se janë të lirë të lëizin. Greqia nga ana e vet ka shtuar patrullimin ushtarak në kufi,në lumin Evros teksa qindra emigrantë janë mbledhur në anën turke të tij.  Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë greke ka deklaruar se është në kontakt me BE-në dhe NATO-n për të koordinuar këtë çështje dhe për të siguruar se asnjë kalim illegal i kufirit nuk do të ndodhë.

Lëvizja e refugjatëve erdhi pas një takimi urgjent të drejtuar nga presidenti Erdogan që ka urdhëruar policinë dhe rojen bregdetare të lejojë ikjen e tyre. Nga ana e tyre mediat turke shkruajnë se grupe të tjera refugjatësh janë mbledhur në Izmir duke pritur kapërcimin drejt ishujve të Egjeut.

Turqia nuk mund të mbajë presionin e refugjatëve të rinj, ne tani pot hemi se Turqia është plot me refugjatë, citohet zëdhënësi i partisë së Erdogan, Omer Celik.

Merr kështu fund marrëveshja e Ankarasë me BE-në e vitit 2016, ndërkohë që vendimi i Erdogan lidhet patjetër me situatën e krijuar në Idlib dhe me palën ruse. Mediat dje shkruanin se konfrontimi mes Rusisë dhe Turqisë në Siri është çështje kohe.