Qeveria Kurti po lufton për shtet jo nepotik

Dilaver Goxhaj

 

Dështimi politik i qeverisë së koalicionit AAK+PDK+Nisma është i dukshëm, sidomos në raport me qëllimet e caktuara në kushtetutën e Kosovës, ku qysh në hyrje të saj shprehet: “Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit.”

Cilido vëzhgues që s’qe lidhur mbas qeres të qeverive të mëparshme në këto 20 vitet e të e ka ditur dhe e di se shteti nepotik do të sillte skamjem, korrupsionin, shpopullimin e Kosovës, dhe lindjen e mungesës absolute të drejtësisë.

Mbështetja e madhe popullore në zgjedhjet e fundit për LVV dhe Vjosa Osmanin, (të mos u ngelet aspak hatri politikanëve të LDK) , do të thotë se populli me votën e tij i tha këtij koalicioni qeveritar të deridjeshëm se duan vendosjen e shtetit të së dretrës, përcaktimi dhe ndikimi i të cilit, bazuar në ecurinë një mujore të qeverisë së re, po saktesohet gjithnjeë e më shumë si i tillë.  Lusim që të mos na zhgënjejë.

Shteti i së drejtës që po  përpiqet të vendosi Qeveria Kurti, të jemi sa më të drejrë, nuk është se po premton qiejt; ajo i ka vënë vetes si qëllim respektimin e mjeteve demokratike dhe nuk ka premtuar se do të japi zgjidhje vazhdimësie midis Kosovës aktuale dhe Kosovës së nesërme. Shteti i së drejtës që kërkon të venddosi Qeverua Kurti deri tash tregon se nuk ka –zma, duke u  përputhur me aspiratën për lumturinë e çdo qytetari të Kosovës.

Bazuar në vendimet e fundit të kësaj Qeverie, e cila ka shkarkuar disa borde të drejtorëve të ndërmarrjeve publike, si ajo e hekurudhave “Infrakos”, atë të mbikëqyrës prej gjashtë anëtarësh të “Trepçës”, ajo e Telekomit etj., tregon se Qeverisë Kurti i duhet të bëjë një luftë të ashpër midis shtetit të së drejtës dhe shtetit nepotik të deridjeshëm. Këto vendime si dhe përgjysmimi i pagave qeveritare si dhe shkurtimet jonsullore na bëjnë optimistë të mendojmë se Qeveria Kurti po jep prova prozelitizmi (më afër shtetit të së drejtës) dhe qëndrimi të saj luftarak.

Me një fjalë, kjo qeveri tregon se e ka peioritet luftën e ashpër me shtetin nepotik të këtyre 20 viteve në Kosovë, (ngjashëm si dhe në Shqipëri). Në këtë luftë të ashpër, ato që luftojnë grykë më grykë janë idetë për ndërtimin e shtetit.

Qeveria Kurti, në pamje të parë të krijon përshtypjen si një qeveri e dobët në mendim, sidomos tash pas kundërshtimit absurd të z. Grenëll lidhur me kushtet e Albinit për heqjen e taksës me Serbinë, prandaj dhe gjithë politikanët nepotikë të deridjeshëm me pushtet dhe analistët e paguar mirë prej tyre po përpiqen ta shpallin si qeveri mashtruese, qeveri e pavendosur, qeveri pacifiste, prandaj po sulmohet ashpër nga ish-partitë në pushtet PDK, AAK dhe Nisma të cilat po luajnë me gënjeshtra, me dredhi dhe me cinizëm. Nga ana tjetër, populli vendimet e para të kësaj qëverie, përfshi edhe kushtet që Albini i vuri Serbisë për heqjen e taksës 100%, i krahason me shtetin e së drejtës.

Mos vallë këto vendime të qeverisë Kurti janë vendime naïve? Jo krejtësisht. Fitorja e 6 nënrorit 2019 nuk do të kishte ndodhur kurrë pa mbështetjen masive të Albin Kurtit dhe Vjosa Oamanit. Të kuptohemi drejt, Vjosa Osmani u votua fuqishëm nga populli se ishte e përafërt me Albin Kurtin në idetë dhe qëndrimet për shtetin e së drejtës, dhe jo se vinte nga LDK-ja. Madje LDJ-ja, duke e parë këtë ngjashmëri ideshë të saj me Albinin, edhe pse e prezantoi si kryeministren e ardhshme të tyre, duke e parë se ajo nuk ishte për shtet nepotik, që LDK e ka pas ngjashëm si PDK, AAK dhe Nisma, prandaj dhe nuk i dhanë vendin e kryetares së partisë sikundër e kanë në statut: kryetari partisë ai dhe kryeministër. Dhe Vjosa, duke qenë pa përvojë dhe e padjallëzuar, nuk e kuptoi atë hile.

Për së dyti, fitorja e këtij koalicioni i dedikohet shumë, gjithashtu, vendosmërisë së vetë popullit shqiptar në Kosovë, vendosmëri që i detyrohet  përgjithçka urrejtjes së popullit ndaj shtetit nepotik.

Është më se e qartë së pushteti nepotik PDK+AAK+Nisma e pranoi kalimin në zgjedhje të parakohsme nga e keqja dhe/ose nga interesi dhe jo  se u vinte keq për popullin apo të rrëmbyer nga ndonjë brejtje e vetëdijes (ndërgjegjes) së tyre. Fakri që ata dërguan me vullnet të plotë UÇK-në në gjyqin e turpit dhe i hoqën Kosoves gati 10.000 ha sipërfaqe, tregon se ata janë ndarë me idealet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Katastrofa ekonomike, ajo në drejtësi, korrupsioni në vite si dhe  shpopullimi masiv nuk po mjaftonte për për të shkaktuar braktisjen e besimit ndaj shtetit nepotik. Për këtë u desh që këto katastrofa të shpjegoheshin disa vite rresht dhe të komentoheshin e argumentoheshin shpesh e me fakte nga LVV, dhe jo nga LDK, pasi, sikundër thamë, ajo në vetvete ka qenë po aq nepotike sa edhe koalicioni i fundit qeverisës. Është pra pohimi i dështimit të neporizmit partiak, dhe jo vetë dështimi, ai që shënoi fundin e qeverisjes nepotike, tamam sikur drejtuesit e partive potike kishin pasur nevojë t’i përzinin pa të iknin.

Rënia aktuale e qeverisjes nepotike nuk do të thotë fundi i korrupsionit vendosja e menjëhershme e shtetit të së drejtës. Gjëndja e sotme e Kosovës nuk na lejon të besojmë në këtë mrekulli të menjëhershme, pasi opozitarët e tashëm  nuk do të thotë se janë ndërgjegjësuar për fatkeqësitë që i kanë sjellë Kosovës, as mos të na gënjejë mendja; ndodhitë e herë pas hershme antiligjore e të pandëshkuara deri sot, na kanë treguar se ata kanë struktura të shtrira në çdo qelizë të institucioneve shtetërore dhe duhet kohë, durim, guxim, ndershmëri, kontroll të rreptë, vendosmëri dhe, veçanërisht, aspak stërkëmbsha, sikundër i kemi parë të vihen ashtu si gjoja demokratikë nga zv.kryeministri i LDK, fijet e të cilit i heq tjetërkush. Gjë që i del për detyrë bashkëfitimtares Vjosa Osmani që t’i parandaloi ata drurë nën rrota që mund t’i vendosen qeverisë nga ustallarët e vjetër…. Nëse ajo do të mund t’i parandaloi intrigat mjeshtërore, ajo do të jetë rinovuesja e LDK si dhe do të garantoi jetëgjatësinë e kësaj qeverisjeje.

 

Tiranë, 29.02.2020