Ekspertët mjekësorë iu kanë bërë vazhdimisht thirrje duhanxhijve që të heqin dorë nga cigaret për shkak se shkaktojnë probleme me mushkëri. Por, del se duhanxhijtë janë më të ekspozuar edhe ndaj koronavirusit, që në muajt e fundit po e bën namin.

Më shumë se 170 mijë vullnetarë kanë luftuar me zjarret pyjore për muaj të tërë dhe mund të jenë në rrezik më të madh që të infektohen me koronavirus për shkak të tymit, kanë thënë ekspertët.

Duhanxhijtë, njerëzit me probleme ekzistuara të mushkërive dhe rezidentët e Sidnejit që frymojnë ajër të pashëndetshëm për muaj të tërë për shkak të tymit po ashtu mund të përballen me rrezik më të lartë të prekjes nga sëmundjet e rëndn

Studimet deri tash kanë treguar që fëmijët preken më pak nga koronavirusi.

Nuk dihet ende arsyeja e saktë por njëra prej arsyeve është që mushkëritë e tyre të reja nuk janë aq të dëmtuara nga ajri i ndotur apo duhanpirja, dhe ata e kanë më të zorshme që të përballen me sëmundje si diabetet e tipeve të ndryshme apo sëmundjet pulmonare kronike.

Profesoresha Raina MacIntyre, shefja e Biosigurisë në Universitetin e Uellsit të ri jugor në Institutin Kirby, tha që virusi ishte i pamëshirshëm ndaj atyre me probleme në mushkëri.